Projekti TID në Durrës/ Banorët dorëzojnë në Bashki dokumentin me 15 faqe: Të shfuqizohet, shtëpinë s’e lëshon njeri për lulishte
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë vijuar përplasjen me institucionet, duke kërkuar anulimin e tij. Një përfaqësi e tyre dorëzoi në Bashkinë Durrës një dokument prej 15 faqesh, të firmosur nga 65 banorë. Dokumenti u drejtohet disa institucioneve, mes tyre Bashkia Durrës, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore. Banorët kërkojnë pezullimin e projektit dhe nisjen e procedurave për shfuqizimin e tij. Sipas arkitektes Entela Koja, shfuqizimi i VKM-së nr. 442, datë 3 qershor 2020, ka rrëzuar bazën ligjore mbi të cilën mbështetej projekti. Me shfuqizimin e zonës së re për zhvillim është prekur edhe Plani i Detyruar Vendor, që parashikonte prishjen e disa pronave. “Projekti ka rënë që në momentin që diskutohet rishikimi i tij”, deklaroi Koja. Ajo tha se...
Burimi:
gijotina.com