Projekti ”After school”/ Nënkryetarja e Kuvendit, Kushi nga Pogradeci: Kërkesë e vazhdueshme e prindërve
Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi ishte këtë të hënë në Pogradec në kuadër të punës së Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku zhvilloi një takim me stafin dhe nxënësit e gjimnazit të qytetit. Gjatë takimit u diskutua për sigurinë në shkolla, problematikat me të cilat përballen nxënësit. Kushi tha se një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga mësuesit dhe prindërit lidhet me sigurinë online dhe rreziqet që u vijnë nxënësve nga rrjetet sociale. “Dëgjuam nga afër mendimet e të gjithëve, shqetësimet e tyre dhe propozimet e tyre pikërisht për këtë tematikë, sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla. Natyrisht që kur flasim për shkollat, kur flasim për arsimin, vëmendja jonë është arsimi cilësor, arsim gjithëpërfshirës, arsim i barabartë, por ajo që kërkojnë...
Burimi:
kohajone.com