‘Projekte pilot me komunitetet që merren me turizëm’, Rama: Do të krijojmë një fond për shoqatat që mbrojnë territorin
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij 'Flasim' ka prezantuar planet e qeverisë për krijimin e një partneriteti mes institucioneve shtetërore dhe komuniteteve lokale në zonat turistike, me fokus mbrojtjen e natyrës dhe territorit. Sipas tij, këto komunitete do të organizohen në shoqata dhe do të angazhohen në mënyrë konkrete për ruajtjen e mjedisit dhe identifikimin e problematikave në terren. Rama njoftoi se qeveria do të nisë disa prova me komunitetet lokale, të cilat do të organizohen në shoqata dhe do të marrin përsipër angazhime konkrete, si sinjalizimi i problemeve në pyje, pastrimi i mbetjeve, parandalimi i ndërtimeve pa leje dhe prerjeve të paligjshme. Edi Rama: Ne do bëjmë disa prova që të ndërtojmë ca marrëveshje me komunitete të njerëzve që merren me turizëm...
Burimi:
zeri.ai