Projekt për konservimin emergjent të 7 monumenteve të Butrintit

Projekt për konservimin emergjent të 7 monumenteve të Butrintit

13 November, 2026 - 18:30 Në Parkun Kombëtar të Butrintit po nisin përgatitjet për zbatimin e projektit “Ndërhyrje konservuese emergjente në 7 monumente”, të identifikuara si prioritare pas dokumentimit dhe vlerësimit të gjendjes së tyre. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit publikoi listën e monumenteve të cilat janë në fokus të konservimit: Porta Perëndimore Afresku pranë Portës Perëndimore Porta Veriore Porta e Liqenit Kolumbariumi Mozaiku pranë Kolumbariumit Muri 12 (segmenti i murit fortifikues nga Porta e Liqenit drejt Akropolit) Ndërhyrjet e planifikuara synojnë stabilizimin e strukturave, parandalimin e degradimit të mëtejshëm dhe ruajtjen e materialeve origjinale. Në kuadër të Planit të Menaxhimit të Konservimit Arkeologjik për Butrintin është realizuar dokumentimi dhe vlerësimi i gjendjes së konservimit të monumenteve, duke kombinuar teknologji bashkëkohore të dokumentimit digjital. Ky...