Projeksioni i CNN: Demokratët pritet të marrin të paktën 250 vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Demokratët pritet të sigurojnë të paktën 250 nga 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, duke kaluar me 32 mandate pragun prej 218 vendesh që nevojiten për shumicën absolute, shkruan CNN. Siç duket demokratët në SHBA po shkojnë drejt shumicës më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2008, sipas projeksionit më të fundit të CNN për zgjedhjet e mesmandatit. Megjithatë, gara në disa zona zgjedhore nuk ka përfunduar ende, ndaj numri i mandateve të demokratëve mund të rritet më tej. Rezultati pasqyron përmasat e humbjes elektorale të republikanëve dhe pritet të sjellë zhvillime të reja për administratën e presidentit Donald Trump. Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Senatit do t’u japë demokratëve mundësinë të avancojnë axhendën e tyre legjislative, si dhe të...
Burimi:
syri.net