Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka shpallur thirrjen e tretë për rekrutimin e trajnuesve në kuadër të programit “Pas Shkolle”. Ky hap vjen si përgjigje ndaj kërkesës së shtuar të komunitetit të arsimtarëve dhe prindërve për shtrirjen e kësaj iniciative në më shumë shkolla, si dhe për zgjatjen e fashës orare të qëndrimit të nxënësve në ambientet arsimore. Ecuria e projektit dhe objektivat e reja financiare u detajuan nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, e cila nënvizoi nevojën për burime shtesë njerëzore me qëllim mbulimin e plotë të orarit të ri. “Është një program për të cilin janë rritur shumë kërkesat. Ne e nisëm me 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë, por kemi kërkesa edhe për më shumë shkolla dhe sidomos për të...
Burimi:
javanews.al