Programi “Pas Shkolle”, aplikimet të hapura deri më 25 shtator përmes SIMP

Programi “Pas Shkolle”, aplikimet të hapura deri më 25 shtator përmes SIMP

Regjistrimet për programin “Pas Shkolle” janë të hapura deri më 25 shtator, ndërsa prindërit mund të regjistrojnë fëmijët e tyre përmes sistemit SMIP. Ministria e Arsimit informoi sot se në kuadër të programit, çdo fëmijë mund të përfshihet në deri në dy klube, duke zgjedhur ndërmjet aktiviteteve të muzikës, kërcimit, teatrit, artit pamor dhe zejeve. Këto aktivitete synojnë të plotësojnë përvojën e fëmijëve në shkollë, krahas detyrave të shtëpisë, duke u krijuar mundësi të angazhohen në veprimtari krijuese dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Programi “Pas Shkolle” synon t’u ofrojë nxënësve një mjedis ku ata mund të shprehin interesat dhe talentet e tyre përmes artit, kulturës dhe aktiviteteve praktike. Për herë të parë këtë vit shkollor 408 shkolla në mbarë vendin janë pjesë e programit...