PROFIL/ Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

PROFIL/ Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

bashkim zeneli TIRANË- Është ndarë nga jeta ditën e sotme, ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, diplomati e publicisti Bashkim Zeleni. Mësohet se Zeneli ka jetë në një spital jashtë Shqipërisë. Ndërkohë, bëhet me dije se nderimet zyrtare në kujtim të tij do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim. Kush ishte Bashkim Zeneli-Karriera Bashkim Zeneli ka pasur një karrierë të gjatë në shërbim të diplomacisë dhe politikës shqiptare. Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Gjithashtu, ai ishte një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit. Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. ...