PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?
Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund. Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re. “Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve. Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë...
Burimi:
javanews.al