Profesori serb pas varrimit të Mlladiçit: Popull gjenocidal, përqafuam gjenocidin ndaj boshnjakëve

Profesori serb pas varrimit të Mlladiçit: Popull gjenocidal, përqafuam gjenocidin ndaj boshnjakëve

Profesori serb, Ivan Videnoviç ka kritikuar mënyrën sesi kasapi i Bosnjës, krimineli i luftës Ratko Mlladiç është varrosur me nderime shtetërore në Serbi. Në një reagim në Facebook, Videnoviç tha se glorifikimi i ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera në Bosnjë e Hercegovinë dëmton rëndë përpjekjet shumëvjeçare për pajtim në rajon. “Dekada pune për mirëkuptim të ndërsjellë, besim dhe pajtim janë shkelur brenda pak ditësh. Serbëve nuk mund t’u besohet më për asgjë”, ka shkruar ai, transmeton KosovaPress. Videnoviç i ka quajtur Serbinë dhe Republikën Srpska, “anti-shoqëri”, duke kritikuar gjendjen morale, politike dhe shoqërore në to. “Bëhet fjalë për shoqëri tërësisht të rrënuara moralisht dhe të kolapsuara në aspektin e vlerave, të reduktuara në një...