Profesori amerikan Daniel Serwer: BE-ja të vlerësojë ndryshimet në ligjin për Specialen, kompromisi për Presidenten ishte pozitiv

Profesori amerikan Daniel Serwer: BE-ja të vlerësojë ndryshimet në ligjin për Specialen, kompromisi për Presidenten ishte pozitiv

Kosova E Shtunë, 10 Tetor 2026 09:12 Profesori amerikan Daniel Serwer ka komentuar ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se i takon Bashkimit Evropian të vlerësojë nëse ato janë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit dhe mandatin e Gjykatës Speciale. Në një prononcim për Gazetën Express, Serwer u shpreh se institucionet evropiane duhet të shqyrtojnë nëse dispozitat e reja ligjore përmbushin qëllimin për të cilin u krijua kjo gjykatë, përkatësisht trajtimin e çështjeve që lidhen me dyshimet për krimet e përmendura në raportin e Dick Martyt. Ndryshimet u miratuan më 6 tetor, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërhyrjet...