Prodhimi i McLaren 750S do të mbyllet në vitin 2027
McLaren ka bërë të ditur se supermakina 750S do të dalë nga prodhimi në vitin 2027. Me këtë vendim përfundon një kapitull i rëndësishëm i gamës moderne të prodhuesit britanik, ndërsa porositë për njësitë e fundit tashmë janë hapur. Modeli u prezantua në vitin 2023 si një variant më sportiv dhe më i orientuar te drejtuesi, i bazuar në 720S, i cili debutoi në vitin 2017. Në momentin e lançimit, rreth 30 për qind e pjesëve të 750S ishin të reja ose të përditësuara në raport me paraardhësin. Nën kapak ndodhet një motor V8 me vëllim 4.0 litra dhe dy turbo, me fuqi prej 740 kuajsh. Sipas McLaren-it, pesha e automjetit pa lëngje arrin në rreth 1,277 kilogramë. Përmirësimet teknike prekën gjithashtu sistemin e pezullimit,...
Burimi:
javanews.al