“Procesi i integrimit i bazuar në meritë”- Rama: BE na torturon, vendi më i sofistikuar i diktaturës! Për fat të mirë…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, ku ka mbrojtur procesin e integrimit të bazuar në meritë. Gjatë panelit me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, Rama u shpreh kundër ideve për krijimin e formave alternative të integrimit, duke theksuar se procesi aktual është një mundësi që e ndihmon Shqipërinë të forcojë institucionet dhe kapacitetet e saj. Në panelin e moderuar nga Suzanne Lynch, drejtuese e zyrës së Bloomberg në Bruksel, ku ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Milojko Spajić dhe Hristijan Mickoski, si dhe Komisioneri Europian Valdis Dombrovskis dhe eurodeputeti Thijs Reuten, Rama deklaroi se e ka mbështetur prej kohësh procesin e integrimit të bazuar...
Burimi:
javanews.al