“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

Shqipëria duhet të zhvillojë konsultime publike që marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe t’i shoqërojë ligjet me fondet e nevojshme për zbatimin e tyre. Këtë mesazh përcolli ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026 para organizatave të shoqërisë civile. Ambasadorja theksoi se raporti kërkon masa konkrete për problemet e ngritura, ndërsa nënvizoi se edhe politikat sociale duhet të kenë mbështetjen e nevojshme financiare. “Raporti është i qartë. Shqipëria ka nevojë për konsultime publike kuptimplota, të shoqëruara me masa konkrete për adresimin e çështjeve të ngritura. Gjithashtu, ligjet e mira duhet të mbështeten me buxhetet e nevojshme për zbatimin e tyre, përfshirë politikat sociale”, u shpreh Moreira de Sousa. Gjatë takimit,...