“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën “Shkalla e Meritës”, e cila synon të ndryshojë mënyrën e rekrutimit dhe të zhvillimit të karrierës në administratën publike. Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se infrastruktura e qendrës së provimeve të Oxford-it do të vihet në dispozicion të proceseve të rekrutimit dhe të karrierës në administratë, ndërsa do të krijohet edhe një katalog digjital për informimin e personave të interesuar për vendet e lira të punës. “Ne sot jemi në fazën kur po zbatojmë më në fund një projekt të jashtëzakonshëm, i cili sjell qendrën e provimeve të Oxford-it si pjesë të Qendrës së Shërbimeve Arsimore të Republikës së Shqipërisë dhe gjithçka, për sa i përket provimeve në sistemin tonë universitar, në sistemin tonë arsimor, do të jetë...
Burimi:
javanews.al