Probleme për trajnerin Maran te Kombëtarja, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë – Balkanweb.com – News24
Myrto Uzuni mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Kolorado Rapids, siç edhe pritej sot më 10 shtator. Për sulmuesin e Kombëtares është një dëntim në këmbë, ndërsa nuk jepen më tepër detaje. Përpara janë ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve. Fakt është se Uzuni nuk ka luajtur në tri javët e fundit të kampionatit, pra që nga sfida e 30 gushtit ndaj Portland. Mbetet për t’u parë nëse rikuperimi do të vijë në kohë, për të qenë gati te Kombëtarja. Austin ndërkohë barazoi 1 me 1 në shtëpi ndaj Kolorado Rapids. Kujtojmë se Uzuni kishte fituar vendin e titullarit në ndeshjet e fundit te Kombëtarja. Maran e preferoi në fushë ndaj Luksemburgut ku erdhi humbja me rezultat minimal. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë...
Burimi:
gijotina.com