Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
Fshirja e një bisede me inteligjencën artificiale nga telefoni nuk garanton gjithmonë zhdukjen e plotë të informacionit. Një studim i ri ka treguar se disa të dhëna mund të mbeten në memorien e pajisjes dhe të rikuperohen me mjete të specializuara. Studiuesit e Institutit të Teknologjisë së Georgias në Shtetet e Bashkuara, kanë zhvilluar një mjet eksperimental të quajtur ORISA, i cili mund të rikuperojë informacione nga bisedat e fshira me asistentë të inteligjencës artificiale në telefonat Android. Sipas një raportimi të ZDNET, teknologjia mund të shërbejë për hetimet e sigurisë kibernetike, por njëkohësisht ngre shqetësime për privatësinë e përdoruesve. Si funksionon ORISA? Shumë përdorues zgjedhin asistentë AI që funksionojnë drejtpërdrejt në telefon, pa dërguar informacionin në serverë të jashtëm. Kjo mënyrë përdorimi, e njohur...
Burimi:
javanews.al