Pritje në Rinas…por Rama anulon konferencën, pritet të drejtohet me një video-mesazh

Pritje në Rinas…por Rama anulon konferencën, pritet të drejtohet me një video-mesazh

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për shtyp që ishte njoftuar se do të zhvillonte në Aeroportin “Nënë Tereza”, pas mbërritjes nga New York-u. Rama pritej t’u drejtohej shqiptarëve nga salla e shtypit në Rinas, por sipas informacioneve të fundit, komunikimi nuk do të bëhet live. Kryeministri pritet të publikojë pas pak një video-mesazh për qytetarët, ku pritet të përcjellë mesazhin e paralajmëruar pas kthimit nga SHBA./ZËRI