Prison Radio sjell artin, zërin dhe kujtesën në ish-Burgun e Prishtinës
Nga 10 deri më 13 shtator 2026 ish-Burgu i Prishtinës, i njohur edhe si Burgu i Idealit, do të shndërrohet në hapësirë të artit, zërit, radios dhe dialogut përmes “Prison Radio” – Festivalit Ndërkombëtar të Radios. Për këtë festival, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, folën Blertë Ismajli dhe Alban Beqiraj, pjesë e organizimit të festivalit dhe organizatës “Stralli”. Sipas organizatorëve, “Prison Radio” organizohet nga “Stralli”, në bashkëpunim me disa partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. Një prej partnerëve kryesorë është “Lumpen Station”, organizatë nga Zvicra që merret me radio të pavarur dhe artin zanor. Në organizim janë të përfshirë edhe “Molla e Kuqe”, aktive në hapësirën e ish-Burgut të Prishtinës, si dhe një kolektiv radiofonik nga Prizreni. Në qendër të festivalit do të jetë një program...
Burimi:
kultplus.com