PriFest ndan çmimet e PriForum, festivali vazhdon me programin filmik
Në kuadër të edicionit të 18-të të PriFest janë ndarë çmimet e PriForum – Best Pitch Competition, duke vlerësuar projektet më premtuese të prezantuara në këtë platformë të rëndësishme të festivalit. Çmimi Production Equipment Support, i dhënë nga IKONË STUDIO në Kosovë, i është ndarë projektit “The Space Between” nga Shqipëria. Video Postproduction Support, i dhënë nga In My Country Production në Kosovë, ka shkuar për projektin “Tozbaba” nga Turqia, ndërsa Full Re-Recording, Mix dhe Technical Delivery Package, i dhënë nga Apophenia nga Maqedonia e Veriut, i është ndarë projektit “Nobody Loves Sadik” nga Maqedonia e Veriut. Në kategorinë Development Award – Kosovar Project, çmimi i dhënë nga Qendra Kinematografike e Kosovës i është ndarë projektit “Ada” nga Kosova. Ndërkaq, çmimi kryesor, Vanessa Redgrave Award...
Burimi:
kultplus.com