PriFest kurorëzon fituesit e edicionit të 18-të, “Shame and Money” merr “Vjosa Berisha Award”
Dilara Sollova Me shfaqjen e filmave të fundit në program dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve kryesore, në Prishtinë është përmbyllur edicioni i 18-të i PriFest-it, duke i dhënë fund gjashtë ditëve të mbushura me premiera, filma nga Kosova dhe bota, takime me kineastë, diskutime, trajnime dhe programe të ndryshme kinematografike. Nata përmbyllëse nisi në orën 17:00 me dy filma në kuadër të Garës së Filmave të Shkurtër, “Entre Tormentas” të regjisorit Fran Zayas dhe “Il Nemico” të regjisorit Andrej Chinappi. Ndërsa në orën 19:00, publiku pati mundësinë të ndjekë filmin “Shame and Money” të regjisorit Visar Morina, pjesë e Garës Ballkanike të këtij edicioni. Pas shfaqjeve të fundit, vëmendja u zhvendos te ceremonia përmbyllëse, ku u shpallën fituesit e çmimeve kryesore të festivalit. Ceremonia...
Burimi:
kultplus.com