PriFest 2026 nis në Prishtinë, “Dua” e Blerta Bashollit në qendër të ditës së parë
Dilara Sollova Edicioni i 18-të i Prishtina International Film Festival ka nisur sot, më 8 shtator, duke sjellë në programin e ditës filmin “Dua”, ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes mbahet sonte. Prishtina sot ka hyrë në atmosferën e kinemasë me nisjen e PriFest – Prishtina International Film Festival, i cili zhvillon edicionin e tij të 18-të nga 8 deri më 13 shtator 2026. Në ditën e parë të festivalit, programi filmik nisi me shfaqjen e filmit “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, i cili u prezantua në orën 12:00 në kuadër të Press Screening. Shfaqja e “Dua” ishte një nga aktivitetet e para të këtij edicioni, duke sjellë në ekran një histori të vendosur në Prishtinën e fundviteve ’90, në një periudhë kur tensionet etnike...
Burimi:
kultplus.com