PriFest 18 sjell sonte premierën e “Otter” dhe shpall fituesit e Best Pitch
12 September, 2026 - 09:30 Edicioni i 18-të i PriFest vazhdon sot, të shtunën, 12 shtator, me dy nga ngjarjet kryesore të programit, premierën në Kosovë të filmit “Otter” dhe prezantimin publik të fituesve të Best Pitch Competition të PriForum 2026. Në orën 19:30, në Kino Armata, do të shfaqet filmi “Otter” (Vidra), produksion nga Mali i Zi i vitit 2025, me regji të Srđan Vuletić. Filmi është pjesë e garës Balkan Feature Film Competition dhe do të ketë premierën e tij në Kosovë në kuadër të PriFest. “Otter” ndjek historinë e Hanës, një vajze 16-vjeçare e cila përballet me një ngjarje të rëndë familjare pikërisht në ditën kur priste të niste një udhëtim të rëndësishëm. Në kastin e filmit është edhe aktori kosovar Fatmir...
Burimi:
kultplus.com