“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

Nisma më e re e prezantuar nga Ministria e Ekonomisë, e quajtur “Price Watch Albania”, synon t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë monitorimin në kohë reale dhe transparencën e çmimeve të produkteve ushqimore. I ftuar në emisionin “News Room” në ABC News, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se platforma të tilla ndihmojnë drejtpërdrejt në orientimin e kërkesës dhe uljen e abuzimeve në treg. Sipas tij, ndonëse transparenca ushtron presion ulës mbi çmimet, vetë platforma shërben vetëm si një hap i parë sinjalizues dhe nuk mjafton për të përcaktuar apo ulur automatikisht ato. Sefa nënvizoi se institucionet duhet të përdorin legjislacionin në fuqi për të marrë masa konkrete dhe për të luftuar fenomenin e abuzimit menjëherë pas marrjes së informacionit. Në fund, ai përfundoi se efekti real...