Prezumimi i pafajësisë sipas Ramës dhe sipas njerkës

Prezumimi i pafajësisë sipas Ramës dhe sipas njerkës

Nga Genc Burimi Në vend që të kërkonte falje e të përgjigjej për dëmet e pallogaritshme që po pëson vendi nga ata persona që vetë i emëron, Kryeministri preferoi kakarisjen nga aeroporti, me leksione sesi duhet të sillen drejtësia dhe mediat ndaj të pandehurve ‘made in Ramaland’. Mos e dënoni mediatikisht Vlorën, thotë Rama, pa proces të rregullt gjyqësor, se shkelet parimi i shenjtë i prezumimit të pafajësisë. Ky që vetë ka shpallur të fajshëm sa e sa kundërshtarë politikë e mediatikë para Tribunalit të opinionit publik, pa pritur jo e jo dënimin e formës së prerë, por dhe vetë hapjen e një procesi. Dhe kësaj here huqja iu rikthye me galop. Nuk priti as pesë minuta pasi mori gjerë e gjatë në mbrojtje Vlorën...