Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Bëhet fjalë për Armando Memën, të cilin agjencitë ruse RIA Novosti dhe TASS e prezantojnë vazhdimisht si politikan finlandez. Një shqiptar që jeton në Finlandë është shndërruar në një nga personat më të cituar nga mediat shtetërore ruse, megjithëse në vendin ku jeton ka ndikim shumë të kufizuar politik. Gazeta prestigjioze finlandeze Helsingin Sanomat i ka kushtuar sot, më 8 nëntor, një artikull Memës, duke analizuar mënyrën se si ai është kthyer në një burim të parapëlqyer të mediave ruse. Titulli i gazetës është: “Propaganda: Mediat ruse po citojnë me ritëm gjithnjë e më të shpeshtë një hidraulik që jeton në Nurmijärvi”. Sipas gazetës, Mema është një burrë në të tridhjetat, me prejardhje shqiptare dhe shtetësi italiane, që jeton në Finlandë. Ai është angazhuar në...