Presidentja Shiroka Pula nderon Jasharin, Rugovën dhe Demaçin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te varret e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi. Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, duke e cilësuar Prekazin si simbol të qëndresës dhe sakrificës për atdheun. “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha ajo. Gjatë homazheve te varri i Ibrahim Rugovës, Presidentja vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj. Ajo theksoi se trashëgimia politike e Rugovës dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë, demokratike...
Burimi:
kultplus.com