Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës

Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka pasur sot një mysafire të veçantë në kampin e grumbullimit në hotel “Emerald”, ku është pritur ngrohtësisht Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ajo është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, futbollistët dhe stafi i Kombëtares. Me këtë rast, presidenti i FFK-së e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e projekteve shtetërore. Nga ana e saj, Presidentja Shiroka Pula ka shprehur kënaqësinë për vizitën dhe takimin me Dardanët, duke i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo i ka vlerësuar futbollistët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke theksuar se...