Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj
Christine Lagarde do të japë dorëheqjen si presidente e Bankës Qendrore Evropiane, BQE më 7 shkurt 2027, njoftoi banka të enjten. Dorëheqja vjen rreth nëntë muaj para se të mbaronte mandati i saj 8-vjeçar. Njoftimi erdhi ndërsa BQE-ja përgatitej të zbulonte vendimin e saj të fundit për normën e interesit. Lagarde informoi Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit për eurozonën, dhe Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa për vendimin e saj, tha banka në një deklaratë. BQE nuk dha asnjë arsye për largimin e saj. “Këshilli Drejtues e falënderoi ngrohtësisht Presidenten Lagarde dhe e duartrokiti gjatë”, thuhet në deklaratë. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka falënderuar Lagarde për shërbimin e saj, duke vlerësuar përkushtimin e saj si Presidente e...
Burimi:
javanews.al