Presidenti zviceran: Rendi botëror po përballet me sfida serioze –

 Presidenti zviceran: Rendi botëror po përballet me sfida serioze –

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, paralajmëroi se rendi ndërkombëtar i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore po përballet me sfida të mëdha, për shkak të shtimit të konflikteve, tensioneve gjeopolitike dhe dobësimit të besimit te institucionet shumëpalëshe. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Parmelin tha se konfliktet po shtohen dhe po zgjaten, ndërsa parimet themelore të Kartës së OKB-së, përfshirë ndalimin e përdorimit të forcës dhe respektimin e sovranitetit e integritetit territorial, po shkelen hapur. Një pjesë të fjalimit të tij, presidenti zviceran ia kushtoi edhe inteligjencës artificiale. Ai theksoi potencialin e saj në fusha si shkenca, ekonomia, mjekësia dhe arsimi, por paralajmëroi se zhvillimi i saj mund të krijojë një hendek të ri mes vendeve dhe shoqërive...