PRESIDENTI TRUMP NDRYSHON KURSIN, VUÇIÇ FITON TERREN, SHBA AFROHET ME BEOGRADIN
Uashingtoni ndryshon prioritetet në Ballkan. Administrata e dytë e Donald Trump po e sheh Serbinë gjithnjë e më shumë si partner strategjik për energjinë, investimet dhe frenimin e ndikimit rus e kinez, ndërsa presioni për demokracinë dhe të drejtat e njeriut duket se po zbehet. Kështu shkruan Sebastian Greenawalt në një analizë për “European Western Balkans”, të përshtatur nga Pamfleti. Sipas Greenawalt, kjo nuk është një politikë e krijuar nga Trump, por një prirje që ka ekzistuar prej vitesh dhe që administrata e re amerikane po e çon më tej: bashkëpunim më i ngushtë me Aleksandar Vuçiçin, pavarësisht kritikave për gjendjen e demokracisë në Serbi. Dialogu strategjik SHBA-Serbi, me fokus te ekonomia, energjia, infrastruktura dhe investimet, shihet si një nga shenjat e kësaj qasjeje. Në...
Burimi:
ntv.al