Presidenti shtyn vendimin për mandatin qeverisës në Izrael: Eisenkot mori 67 rekomandime, Netanyahu 46

Presidenti shtyn vendimin për mandatin qeverisës në Izrael: Eisenkot mori 67 rekomandime, Netanyahu 46

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë konsultime të tjera me drejtuesit e partive politike për të përcaktuar se kush ka mundësinë të formojë qeverinë e ardhshme, pavarësisht se kreu i partisë Yashar!, Gadi Eisenkot, ka marrë numrin më të madh të rekomandimeve nga fraksionet parlamentare. Në përfundim të konsultimeve me të gjitha fraksionet e Knessetit, Herzog bëri të ditur se përfaqësuesit e partive që përfaqësojnë gjithsej 67 deputetë rekomanduan Eisenkotin për të marrë mandatin e formimit të qeverisë. Ndërsa fraksionet që përfaqësojnë 46 deputetë rekomanduan kryeministrin në detyrë, Benjamin Netanyahu. Megjithatë, presidenti izraelit theksoi se numri i rekomandimeve nuk e bën të qartë se cili prej kandidatëve është në gjendje të sigurojë mbështetjen e nevojshme për krijimin e një koalicioni qeverisës. ‘Rezultatet e...