Presidenti kinez zhvillon nje bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të martën Kinës dhe Britanisë ta respektojnë e besojnë njëra-tjetrën, të kapërcejnë mosmarrëveshjet e të kërkojnë bazën e përbashkët, duke zgjeruar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella. Xi i tha këto gjatë një bisede në telefon me kryeministrin britanik Andy Burnham. Duke e uruar Burnhamin për marrjen e detyrës së kryeministrit britanik, kreu i shtetit kinez theksoi që Kina dhe Britania janë partnere të gjithanshme strategjike. Pavarësisht ndryshimeve në sistemet shoqërore dhe në kushtet kombëtare të tyre, të dy vendet kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa dallime, tha presidenti Xi. Ai vuri në dukje më tej që të dyja qeveritë janë të përkushtuara për zhvillimin e ekonomisë e për përmirësimin e jetesës së njerëzve, dhe të dyja palët...
Burimi:
javanews.al