Presidenti i Vllaznisë jep dorëheqjen, largohet me akuza të forta ndaj “diktaturës” së FSHF-së
Një nga faqet më të lavdishme të futbollit të femrave në Shqipëri rrezikon të mbyllet në mënyrën më të dhimbshme. Vllaznia e vajzave ka mbetur pa president pak ditë nga nisja e edicionit të ri. Presidenti Lazër Matija, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, konfirmoi njoftoi largimin e tij nga posti. Megjithatë, ai deklaroi se do të mbështesë çdo investitor të ri që do të marrë përsipër vazhdimin e projektit. “Është gjynah që ky klub të shuhet. Duhet të kishim bërë lobimin e duhur për t’u mbështetur ky ekip”, – u shpreh Matija, duke e cilësuar situatën si një humbje për të gjithë dashamirësit e Vllaznisë. Dhe bëhet fjalë për një klub që ka ndërtuar histori të jashtëzakonshme: 13 herë kampione e Shqipërisë, dominuese absolute në...
Burimi:
telesport.al