Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin në këtë post të Klodiana Spahiut. Me dekretimin presidencial, ndryshimi në drejtimin e një prej dikastereve më të rëndësishme të qeverisë merr edhe formën zyrtare institucionale. Në njoftimin e Presidencës thuhet:“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e znj. Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin e znj. Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.” Ky zhvillim vjen pas dorëheqjes së Evis Salës, e cila më 2 shtator njoftoi largimin nga drejtimi i Ministrisë, pas rreth një viti në...