Presidenti Begja mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të pranishëm Rama, Demo dhe Nufi
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH, Elvis Lila. Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përfshin drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë. Në mbledhje marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari...
Burimi:
kohajone.com