Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Edhe pse zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2028 duken larg, prapaskenat politike në Uashington kanë nisur të trazohen. Emra të njohur nga të dyja kampet – si ai i Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe i kongresmenes progresiste, Alexandria Ocasio-Cortez (AOC) – po përfliten gjithnjë e më shumë si kandidatë potencialë, megjithëse përballen me sfida dhe reagime të ndryshme publike. Sipas raportimeve nga agjencia ANSA, duke cituar burime të NBC News, ish-prezantuesi i Fox News dhe aktualisht kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, ka diskutuar mundësinë e një kandidimi me rrethin e tij të ngushtë. Prania e tij e fundit në Panairin Shtetëror të Ajovës – tradicionalisht pika e nisjes për fushatat presidenciale – ngriti menjëherë spekulime rreth ambicieve të tij politike. Megjithatë, Hegseth i ka hedhur...