Premiera e “Gjurmë” përmbyll edicionin e pestë të Metamorphosis

Premiera e “Gjurmë” përmbyll edicionin e pestë të Metamorphosis

Edicioni i pestë dhe i fundit i projektit Metamorphosis të organizatës Shtatëmbëdhjetë do të mbahet më 19 shtator në lagjen e Kacallarëve në Prishtinë, ku do të prezantohet premiera e veprës së re “Gjurmë”, të kompozuar nga Memli Kelmendi dhe të interpretuar nga Kori Siparantum. Aktiviteti nis në ora 19:00 dhe vjen si një ndërhyrje artistike specifike për lokacionin, përmes së cilës projekti përmbyll një angazhim gati tetëvjeçar me hapësirat e Prishtinës. Në qendër të mbrëmjes do të jetë vepra “Gjurmë”, e krijuar enkas për Metamorphosis V, e cila përmes zërit të rreth 30 koristëve sjell kujtime, histori dhe transformime të një prej lagjeve të vjetra të kryeqytetit. Zgjedhja e Kacallarëve për edicionin përmbyllës lidhet me vetë fillimet e Metamorphosis. Ndërtesa në qendër të këtij...