Prekazi, dosja që rihap plagën/ 2 mijë forca, 35 të akuzuar pas 28 vitesh

Prekazi, dosja që rihap plagën/ 2 mijë forca, 35 të akuzuar pas 28 vitesh

Një aktakuzë e re e Prokurorisë Speciale të Kosovës po nxjerr në dritë detaje të forta mbi mënyrën se si u përgatit dhe u zhvillua sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Pas 28 vitesh, 35 ish-zyrtarë dhe drejtues të strukturave serbe janë vënë nën akuzë për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas dosjes së Prokurorisë, sulmi nuk ishte një aksion i improvizuar në terren. Përgatitjet kishin nisur më herët, lagjja e Jasharëve ishte vënë nën vëzhgim dhe në zonë ishin dislokuar njësi të shumta speciale, mjete të blinduara, tanke dhe armatim i rëndë. Një nga dëshmitarët e përfshirë në aktakuzë, ish-pjesëtar i forcave serbe, ka deklaruar se në operacion ishin angazhuar rreth 2 mijë policë nga rajone të...