Prej 4 muajsh po përjetonte abuzim seksual, arrestohen tezja dhe kushëriri i së miturës
Një rast i rëndë abuzimi seksual ndaj një 12-vjeçareje në Tiranë është zbuluar pas ndërhyrjes së shkollës, ndërsa policia ka arrestuar dy familjarë të saj. Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja kishte nisur disa muaj më parë, kur tezja 32-vjeçare e vajzës dyshohet se i kishte ekspozuar materiale pornografike dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Më tej, sipas hetimeve, vajza dyshohet se ishte abuzuar edhe nga kushëriri i saj 29-vjeçar. Rasti u sinjalizua nga shkolla pasi e mitura kishte shpërndarë një prej materialeve te shoqet e saj. Pas sinjalizimit, policia nisi hetimet për të dokumentuar rrethanat dhe personat e përfshirë. Psikologia Jonida Haxhiu e lidhi raste të tilla edhe me mungesën e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve, duke theksuar rëndësinë...
Burimi:
ntv.al