Prej 4 ditësh në arrati dhe në kërkim nga policia greke, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Alket Rizai vijon të jetë në arrati për të katërtën ditë radhazi, pasi nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes së tij, e cila skadonte mëngjesin e së hënës. Sipas autoriteteve greke, i dënuari shqiptar dyshohet se është përfshirë në incidentin me armë zjarri që ndodhi në orët e para të së dielës pranë një beach bari në Anavyssos. Ekipet e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, së bashku me policinë lokale, po zhvillojnë kërkime intensive për gjetjen e tij, por deri tani pa rezultat. Ndërkohë, po forcohen dyshimet se Rizai, i njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me Vasilis Paleokostas, mund të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri. Burime të policisë greke bëjnë të ditur se sinjali i fundit...
Burimi:
syri.net