Prej 4 ditësh Alket Rizai “i zhdukur”/ Greqia fajëson Shqipërinë: Po e mbani të fshehur
Autoritetet greke vijojnë prej katër ditësh kërkimet për Alket Rizain, i cili nuk është rikthyer në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes shpërblyese. Deri tani nuk është bërë e ditur një gjurmë konkrete për vendndodhjen e tij, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që ai të jetë larguar drejt Shqipërisë. Rizai kishte marrë leje nga data 7 shtator dhe duhej të rikthehej në burg mëngjesin e 14 shtatorit. Pas mosparaqitjes, autoritetet greke e shpallën të arratisur dhe nisën operacionin për lokalizimin e tij. Sipas raportimeve të mediave greke, një grup i posaçëm policor po punon për identifikimin e vendndodhjes së Rizait, por deri më tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Ai ishte përfshirë më herët në një incident të armatosur pranë një lokali në...
Burimi:
ntv.al