Prej 3 ditësh nuk kishin asnjë informacion, gjendet e vdekur e moshuara
Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj, në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. E moshuara, e identifikuar si Zhuljeta Ruvina, dyshohet se kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kishin konstatuar mungesën e saj. Pas hapjes së derës së banesës, 80-vjeçarja është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodheshin jashtë shtetit. Policia po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
syri.net