Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke u nisur nga Moldavia drejt Norvegjisë, kur avioni me të cilin udhëtonte u përball me një kërcënim nga një dron. Lajmin e bëri të ditur kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store në një intervistë për televizionin norvegjez NRK. Ai tha se Zelensky ia kishte treguar ngjarjen gjatë një bisede që patën pak para se të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të mbretit Harald. “Ky është realiteti me të cilin duhet të përballet presidenti ukrainas”, tha Store. Edhe ministri norvegjez i Financave, Jens Stoltenberg, ishte i pranishëm gjatë bisedës. Ai konfirmoi se fluturimi i Zelensky-t ishte vonuar dhe se kishte pasur kërcënime ndaj avionit. Megjithatë, Stoltenberg tha se nuk kishte mjaftueshëm informacion për të dhënë më shumë detaje. Ai vlerësoi gjithashtu...