“Prania Besnike”/ Rama ndan pamje nga takimi: Njerëzit të ndihen të qetë kur të vijnë të qajnë një hall

“Prania Besnike”/ Rama ndan pamje nga takimi: Njerëzit të ndihen të qetë kur të vijnë të qajnë një hall

edi rama TIRANË- Kryeministri Rama zhvilloi të mërkurën një takim me ministra dhe drejtuesit politik të qarqeve, ndërsa këtë të enjte ka ndarë pamjet nga mbledhja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar një video, ku shfaqen drejtuesit politikë dhe ministrat duke raportuar mbi takimet me qytetarët dhe çështjet e ngritura prej tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se ankesat tashmë po përpunohen përmes një sistemi që përdor edhe Inteligjencën Artificiale: “Kemi një sistem, që e dëgjon ankesën dhe e çon përpara. Inteligjenca Artificiale na jep mundësinë që sapo të shtrohet problemi, të gjenerohet e-maili, që ngarkohet dhe me referencat ligjore, e gjen vetë informacionin se kujt institucioni i dërgohet”. Nga ana tjetër, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, vlerësoi pozitivisht reagimin...