”Prania Besnike”, deputetja Sara Mila në Bradashesh: Problematikat e banorëve duhen parë nga afër
Deputetja e PS-së, Sara Mila ka zhvilluar këtë të premte dëgjesa me banorët në Bradashesh, në kuadër të nismës #PRANINËBESNIKE, ku një prej problematikave të ngritura lidhej me gjendjen e rrugës në Katund të Ri. Pas shqetësimit të paraqitur nga banorët, Mila është ndalur në terren për të parë nga afër situatën. Sipas saj, verifikimi fizik i problematikave ndihmon në kuptimin më të qartë të tyre dhe lehtëson ndjekjen e mëtejshme pranë institucioneve përgjegjëse. “Duke shkuar fizikisht aty, problematika bëhet më e qartë, analiza më e qartë dhe ndjekja në institucione më e lehtë, pasi arrijmë të identifikojmë problemin në thelb”, u shpreh deputetja. Mila theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhimin për t’u rikthyer tek ta me përgjigje konkrete. “Pranë njerëzve,...
Burimi:
kohajone.com