“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

“PPP-të dhe tenderët shkojnë te një grusht njerëzish”/ Tabaku: Ekonomia është futur prej vitesh në një rreth vicioz

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare është futur në një rreth vicioz dhe nuk prodhon më. Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se qytetarët e ndiejnë këtë situatë përmes kostove të jetesës, vështirësive të bizneseve dhe problemeve me të cilat përballen fermerët për të nxjerrë produktet e tyre në treg. Sipas deputetes demokrate, rritja ekonomike e raportuar nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët. Tabaku akuzoi qeverinë se një pjesë e shpenzimeve publike shkon për koncesione, partneritete publiko-private dhe tendera, të cilat, sipas saj, përfitojnë një grup të kufizuar personash. Reagimi i Jorida Tabakut: Ekonomia shqiptare është futur prej vitesh në një rreth vicioz: nuk prodhon më. Kjo ndihet çdo ditë në xhepat e qytetarëve, te bizneset që...