‘Pothuajse çdo grua është përdhunuar’, Ministrja britanike Shabana Mahmood zbulon tmerrin e grave që kalojnë Kanalin me gomone
Pothuajse të gjitha gratë që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga veriu i Francës janë përdhunuar gjatë udhëtimit të tyre, ka deklaruar Shabana Mahmood. Në një intervistë për podcastin The Rest Is Politics, ministrja e Brendshme tha se aktivistët e ekstremit të djathtë, të veshur me maska në fytyrë, do ta “vrisnin” ose do ta “dëbonin nga vendi i saj” nëse do të merrnin pushtetin. Duke folur me ish-ministrin konservator Rory Stewart dhe ish-këshilltarin e afërt të Tony Blair, Alastair Campbell, ajo tha se abuzuesit seksualë do të shfrytëzojnë shumicën e azilkërkuesve për sa kohë që trafikantët vazhdojnë të vendosin se kush mund të vijë në Mbretërinë e Bashkuar. “Ne nuk e kemi nën kontroll këtë kufi. Përzgjedhja e...
Burimi:
syri.net