Portugalia nuk e ndjen aspak mungesën e Ronaldos, merr fitoren e katërt rresht. Danimarka mjaftohet me një gol
Portugalia ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Luzitanët e drejtuar nga Jorge Jesus fituan sot 2-1 ndaj Norvegjisë, në sfidën e luajtur në Porto. Nordikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të, me supergolin e Kristoffer Ajer. Reagimi i luzitanëve nuk vonoi, duke barazuar shifrat me Joao Cancelo në minutën e 38-të. Mbrojtësi shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme qendrore në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 79-të, Portugalia gjen golin e avantazhit 2-1, pas një topi të gjatë nga mesfusha dhe asistit të Joao Felix, ishte Goncalo Ramos që shtyu topin në rrjetë. Portugalia e mbylli takimin me një lojtar më pak pas kartonit të...
Burimi:
telesport.al