Portretet 2 mijëvjeçare të Fayumit ekspozohen në Romë, fytyra që vazhdojnë të shikojnë drejt nesh përmes shekujve

Portretet 2 mijëvjeçare të Fayumit ekspozohen në Romë, fytyra që vazhdojnë të shikojnë drejt nesh përmes shekujve

Portrete mahnitëse, me sy shprehës dhe tipare jashtëzakonisht realiste, që kanë mbijetuar për rreth 2 mijë vjet, do të prezantohen në një ekspozitë të veçantë në Romë, në kuadër të një bashkëpunimi kulturor mes Italisë dhe Egjiptit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “Fytyrat e Fayumit”, portrete funerare të krijuara mes shekujve I dhe III pas Krishtit, pasi Egjipti u bë pjesë e Perandorisë Romake. Të pikturuara në panele të holla druri, ato vendoseshin mbi fytyrat e mumieve dhe fiksoheshin me fashat që mbështillnin trupat e të vdekurve. Ekspozita “Egypt and Rome, the Faces of Fayum” hapet në muzeun Ara Pacis në Romë dhe, përveç portreteve, përfshin mumie, maska funerare, pëlhura, bizhuteri, buste mermeri dhe skulptura. Shumica e objekteve vijnë nga Egjipti, ndërsa disa prej tyre...